Për festën e Pashkëve, presidentja e vendit Vjosa Osmani njofton se bashkë me familjen e saj vizituan “Nënën Stanë Gashi dhe familjen e saj në Peshter të Brusit”.
Osmani tha se “para pak muajsh kisha nderin që Nënën Stanë ta dekoroj me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, sepse kjo nënë, dëshmoi në kohët më të rënda, se është simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun”.
“Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shton Osmani.
“Përulje e thellë dhe nderim për këtë familje madhështore, e cila mishëron krenarinë e malësisë dhe zemrën e pashoqe të Nënës Stanë, nënës së luftës për njerëzoren, lirinë dhe paqen. Pashkë të bardha e të bekuara për të gjithë!”, shprehet ajo.
Postimi i plotë:
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...