string(51) "bashkimi-ia-ben-bajat-pejes-fiton-me-20-pike-epersi"

Sport

Gazeta Express

20/04/2025 21:20

Bashkimi ia bën bajat Pejës, fiton me 20 pikë epërsi

Sport

Gazeta Express

20/04/2025 21:20

Bashkimi i Prizrenit e ka fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma, Bashkimi e mposhti Pejën me rezultatin 81:61. Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi”, që ishte e mbushur me shikues. Ndeshja u zhvillua në atmosferë të zjarrtë, ndërsa prizrenasit kanë dominuar plotësisht.

Bashkimi stinorin e rregullt e përfundoi në pozitën e parë dhe në çerekfinale ishte i lirë. Ndërkohë Peja në çerekfinale e eliminoi Yllin.

Lexo Edhe:

Prizrenasit e nisën mirë ndeshjen dhe çerekun e parë e fituan 26:17. Epërsinë e rritën në çerekun e dytë, të cilin e fituan 18:14. Peja u afrua në shtatë pikë në fund të çerekut të tretë, por pa rrezikuar fitoren e skuadrës së portokalltë. Në fund të ndeshjes dallimi ishte plot 20 pikë.

Eric Copes u dallua te Bashkimi me tetë pikë, tetë kërcime e tri asistime. Lejson Zeqiri i realizoi 12 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, ndërsa më efikasi ishte Ëendell Green me 18 pikë. 16 i realizoi Dirk Ëilliams.

Tulio Da Silva i Pejës e përfundoi ndeshjen me nëntë pikë e gjashtë kërcime. Më efikasi ishte Darryl Morsell me 13 pikë. Marques Toënes i kishte 12.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale është të enjten në Pejë. Për kalim në finale duhen tri fitore.