Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në SPAK, i shoqëruar nga dhjetëra simpatizantë të tij, për të bërë paraqitjen e radhës para oficerit të policisë gjyqësore, pasi mbi të rëndon ende masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo çka ra në sy ishte fakti se Berisha u fut në ambientet e Gjykatës së Posaçme duke mbajtur në kokë kapelën që mban numrin 1, atë të cilin Partia Demokratike do e ketë në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 Majit.