string(121) "tahir-lushtaku-ngritet-ne-kembe-dhe-ia-uron-titullin-tifozit-te-drites-arber-rama-urime-edhe-juve-inkuadrimi-ne-superlige"

Tahir Lushtaku ngritet në këmbë dhe ia uron titullin tifozit të Dritës, Arbër Rama: Urime edhe juve inkuadrimi në Superligë

Futboll

Gazeta Express

21/04/2025 10:45

Emisioni sportiv “Favorit” në televizionin “T7” ishte mjaft i pasur mbrëmë duke trajtuar tema të ndryshme.

Njëra prej tyre ishte edhe ajo për Dritën, e cila po e sheh veten gjithnjë e më afër titullit të kampionit në Superligë, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

VIDEO:

E derisa ishte duke u diskutuar për këtë temë, trajneri Tahir Lushtaku u ngrit në këmbë dhe ia uroi qysh tash titullin e kampionit të Kosovës tifozit të Dritës, Arbër Rama, të dy panelistë në “Favorit”.

E tifozi gjilanas ia ktheu trajnerit drenicas duke i thënë: “Urime inkuadrimi në Superligë”, duke aluduar në klubin e futbollit Drenica, që shihet si favorit për t’u inkuadruar në Superligë pasi prin në Grupin A të Ligës së Parë. /Gazeta Express