string(78) "akuzohet-per-korrupsion-gjkko-cakton-arrest-me-burg-per-oficerin-edison-tabaku"

Shqiperi

Gazeta Express

21/04/2025 11:59

Akuzohet për korrupsion, GJKKO cakton “arrest me burg” për oficerin Edison Tabaku

Shqiperi

Gazeta Express

21/04/2025 11:59

Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurië “arrest në burg” për Edison Tabakun, oficerin e Policisë Gjyqësore, të arrestuar për aferën e korrupsionit ku dyshohet të jenë përfshirë dhe dy zyrtarët e Policisë Rrugore. Tabaku ka mbajtur qendrim mohues për akuzën, por nuk ka dhënë deklarime.

Më 18 prill,  me urdhër të prokurorit të posaçëm, u ndalua Roven Zeka, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, Sokol Novaku, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe Edison Tabaku, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Lexo Edhe:

Ngjarja 

Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë.  Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.

Urdhri i ndalimit të shtetasve: Edison Tabaku, Sokol Novaku dhe Roven Zeka është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.