Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, duke e konsideruar humbjen e tij një trishtim të madh për besimtarët dhe shqiptarët në tërësi.
Gjatë një takimi me demokratë në Pukë, Berisha mbajti një minutë heshtje në nder të Papa Françeskut, duke e quajtur atë “një burrë të madh” dhe “kolos të besimit dhe dashurisë njerëzore”.
“Të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh, Papa Françeskun”, u shpreh Berisha.
Në fjalën e tij, ai theksoi se vdekja e Papës përbën një humbje të madhe jo vetëm për Kishën Katolike, por për gjithë njerëzimin.
“Besimtarët dhe shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit dhe besimit tek Zoti, dashurisë e respektit për njeriun. I përjetshëm qoftë kujtimi i shenjtërisë së tij”, përfundoi ai.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...