string(79) "auv-kryen-617-kontrolle-para-pashkeve-30-gjoba-dhe-1740-kg-ushqim-i-shkaterruar"

Maqedoni

Gazeta Express

21/04/2025 12:46

AUV kryen 617 kontrolle para Pashkëve – 30 gjoba dhe 1740 kg ushqim i shkatërruar

Maqedoni

Gazeta Express

21/04/2025 12:46

AUV njofton se para festave të Pashkëve ka kryer gjithsej gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë kontrolle të jashtëzakonshme.

Nga AUV thonë se tek 16 operatorë, nga kontrollet u konstatua se kërkesat higjienike për sigurinë ushqimore dhe kushtet teknike në ambiente ishin të pakënaqshme.

Lexo Edhe:

“4 prej operatorëve nuk kanë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore të punonjësve ose kanë pasur karta shëndetësore të skaduara. Pesë nga operatorët nuk ishin të regjistruar si operatorë të ushqimit në AUV, dhe tetë u gjetën se kishin produkte të etiketuara në mënyrë jo të duhur”.

“Për mospërputhjet e konstatuara ndërmjet kategorive të ndryshme të operatorëve ushqimorë, janë nxjerrë 44 vendime për eliminimin e tyre. Për vendosje të ushqimeve të pasigurta në treg dhe konstatuar mospërputhje të përmasave më të mëdha janë shqiptuar 30 gjoba në vlerë prej 25.400 euro në kundërvlerë denarë. 1740 kilogramë ushqime të pasigurta u shkatërruan në mënyrë të padëmshme”, thonë nga AUV.