string(78) "a-duhet-ta-shkarkoje-reali-ancelottin-capello-e-tregon-problemin-e-madrileneve"

A duhet ta shkarkojë Reali Ancelottin? Capello e tregon problemin e madrilenëve

Futboll

Gazeta Express

21/04/2025 13:46

Carlo Ancelotti po kalon momente të vështira në Real Madrid, ndërsa fatal ishte eliminimi nga Liga e Kampionëve së fundmi.

Gjithnjë e më shumë po flitet për një largim të mundshëm të trajnerit italian nga “Santiago Bernabeu” në fund të këtij sezoni, por nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit të parakohshëm nëse humb në finale të Copa del Rey nga Barcelona.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, ka mbetur paksa prapa edhe në garën për titull të kampionit në La Liga.

E për të folur për situatën aktuale të “Don Carlos”, por edhe të Real Madridit në përgjithësi është përkujdesur trajneri i njohur italian, Fabio Capello, i cili një kohë edhe vetë ishte trajner i “Los Blancos”.

“E shoh Realin duke vuajtur, me Carlon, presidentin dhe tifozët. Ishte një ndeshje e çuditshme ajo me Arsenalin. Nuk më dukej Reali normal, me vendosmërinë e tij solide. Kundërshtari e bëri një lojë të mirë. Carlo është trajneri më i suksesshëm në botë, por jo gjithmonë mund t’i zgjidh problemet”, deklaroi fillimisht Capello “Futbol es futboll”, përcjell “Gazeta Express”.

“Këtë vit, Ancelotti ka pasur shumë probleme, me shumë lëndime, duke u detyruar që ta ndërtonte një mbrojtje të re në çdo ndeshje, ndërsa i ka munguar edhe dirigjenti i orkestrës Kroos në mesfushë. Është vërejtur shumë mungesa e tij. Aty lind loja dhe filtrimi për t’u mbrojtur. Është zemra e skuadrës”, vazhdoi ish-trajneri i Milanit e Juventusit.

“Shpresoj që të mos shkarkohet Ancelotti dhe t’i demonstrohet i njëjti respekt që e ka ai për Real Madridin, përfundoi Capello. /Gazeta Express