string(112) "deliu-kodra-kater-vjet-ministre-pa-integritet-albulena-haxhiu-nuk-eshte-kryetarja-qe-i-duhet-kuvendit-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2025 12:10

Deliu-Kodra: Katër vjet ministre pa integritet, Albulena Haxhiu nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

22/04/2025 12:10

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do ta votojë kandidaten për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Kodra-Deliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Haxhiu ka katër vjet në krye të drejtësisë, mirëpo siç tha ajo “pa i shërbyer drejtësisë’ si dhe tha se është një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë.

Lexo Edhe:

“Katër vjet ministre — pa integritet profesional, pa vizion bashkues. Një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë. Që ka dëmtuar financiarisht mbrojtjen e UÇK-së. Që ka humbur e djegur provat e rastit Dehari. Që ka përçarë në vend se të bashkojë. Kjo nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra.