string(59) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-fushe-kruje-policia-nis-hetimet"

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2025 13:47

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Fushë-Krujës. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 19:30. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se është qëlluar në ajër ndërkohë që janë sekuestruar tre gëzhoja.

“Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja”, informoi sot policia.

Lexo Edhe:

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.