Koloneli, Bekim Zejnullahu është akredituar si atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani, duke marrë zyrtarisht këtë funksion nga nënkolonel Besim Gashi, i cili ka mbajtur detyrën deri tani. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi në “Facebook” ku ka shkruar mbetet e përkushtuar për avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në nivel global.
Koloneli Zejnullahu, pas marrjes së detyrës, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Gjermaninë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së atasheut të mbrojtjes, me ç’rast kolonel Bekim Zejnullahu mori zyrtarisht këtë funksion të rëndësishëm nga atasheu i deritashëm nënkolonel Besim Gashi. Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, koloneli Zejnullahu realizoi vizita të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Bundeswehr, duke vazhduar kështu thellimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën ushtarake dhe strategjike. Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar për avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në nivel global”, thuhet në njoftim.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...