string(63) "diskutim-publik-ne-nder-te-dites-boterore-te-librit-ne-dukagjin"

Arte

Gazeta Express

22/04/2025 15:27

Me i fundit

Diskutim publik në nder të Ditës Botërore të Librit në ‘Dukagjin’

Arte

Gazeta Express

22/04/2025 15:27

Në nyjën e padukshme mes frymës dhe fjalës, mes njeriut që ndien dhe universit që lëviz, qëndron krijimi – si një akt i dyfishtë: herë si lëvizje objektive që na kapërcen, e herë si frymëzim intim që lind nga thellësia e vetes.

Më 23 Prill, në nder të Ditës Botërore të Librit, në Librarinë ‘Dukagjini’ mbahet debati “Psyche dhe Poiesis”, me pjesëmarrjen e autorëve Ag Apolloni dhe Alda Bardhyli. Përmes këtij diskutimi, synojmë t’i përgjigjemi disa pyetjeve si: çfarë është krijimi? Një thirrje e brendshme apo një përgjigje ndaj diçkaje më e madhe se ne? Si përkufizohet poiesis-i si shpërthim i shpirtit apo si formë e rregullt e kaosit?

Lexo Edhe:

Një ftesë për të menduar ndryshe për artin, frymëzimin dhe atë që, përtej fjalëve, na lidh me qenien.