Holanda dhe vendet e tjera të Europës Lindore janë të kërcënuar nga Rusia. Alarmin e ka ngritur agjencia holandeze e inteligjencës në një reagim të sajën.
Rusia po shton sulmet e saj hibride kundër Holandës dhe aleatëve të saj evropianë për të ndikuar dhe dobësuar shoqëritë e tyre, tha Drejtori i kësaj agjencie dhe zëvednës admiral, Peter Reesnik.
Në raportin vjetor të agjencisë thuhet se Rusia u përpoq të prishte zgjedhjet evropiane të vitit 2024 duke filluar sulme kibernetike në faqet e internetit që u përkasin partive politike holandeze dhe kompanive të transportit publik, duke synuar ta vështirësojë votën për qytetarët holandezë.
“MIVD nuk e sheh kërcënimin rus kundër Evropës në rënie, por në rritje. Edhe pas një përfundimi të mundshëm të luftës me Ukrainën”, tha Peter Reesink.
“Ka zhvillime të trazuara në politikën ndërkombëtare dhe në fushën e aleancës Shpejtësia me të cilën kjo po ndodh dhe efekti i mundshëm në sigurinë tonë është i paprecedentë,” shtoi ai.
MIVD zbuloi disa operacione të fundit ruse në Holandë, duke përfshirë sulmin e parë të njohur të sabotimit kibernetik nga një grup hakerësh rus që synonte sistemet dixhitale të një objekti publik holandez të papërcaktuar në vitin 2024, shkruan a2cnn.
Sipas raportit, ndikimi i sulmit ishte minimal dhe nuk çoi në ndonjë dëm.
Agjencia zbuloi gjithashtu një operacion kibernetik rus që synonte infrastrukturën kritike në Holandë, potencialisht në përgatitje për sabotim të ardhshëm.
Operacioni nuk pati sukses, theksohet në raport.
“Ne jetojmë në një zonë gri midis luftës dhe paqes,” komentoi raportin ministri holandez i Mbrojtjes Ruben Brekelmans. Për të parandaluar dobësitë përballë Rusisë, një rritje e shpejtë e forcave tona të armatosura dhe industrisë së mbrojtjes është thelbësore. Vetëm atëherë ne mund të parandalojmë agresionin e mëtejshëm rus në Evropë,” shtoi ai.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...