string(105) "femija-shqiptar-i-bekuar-nga-papa-ne-ritualin-e-pashkeve-ne-vatikan-te-fundit-preku-nje-foshnje-shqiptare"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 7:27

Fëmija shqiptar “i bekuar” nga Papa – Në ritualin e Pashkëve në Vatikan, të fundit preku një foshnje shqiptare

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 7:27

Fëmija i fundit që Papa Françesku ka takuar në Vatikan është një foshnjë shqiptare e quajtur Hera Çoba, vajza e dy prindërve shqiptarë emigrantë që jetonin në Gjemani.

Lajmi u dha në FaceBook nga Dom Gjergj Meta, i cili ka publikuar edhe videon që i është dhënë nga prindërit e Herës.

Lexo Edhe:

Pamjet emocionuese kanë bërë xhiron e rrjetit ku Ati i Shenjtë shihet teksa prek vajzën e vogël në ballë që iu çua pranë makinës së tij nga rojet e sigurisë në Vatikan.

E diela e pashkëve shënoi edhe daljen e fundit publike të Papa Françeskut në Sheshin Shën Pjetri të Vatikanit.

Ati i Shenjtë përshëndeti besimtarët nga ballkoni përpara fjalimit të tij te Pashkës që u mbajt nga një Kardinal, ndërsa më pas me automjetin e tij përshëndeti besimtarët që ndodheshin në Vatikan.

Ati i Shenjtë ndërroi jetë një ditë më pas, të hënën në orën 7:35 të mëngjesit si pasojë e një goditjeje në tru dhe dështimit të zemrës. /abcnews.al