string(83) "hoxhe-osman-musliu-per-kishen-e-llapushnikut-eshte-objekt-i-fesatit-nuk-eshte-kishe"

Hoxhë Osman Musliu për Kishën e Llapushnikut: Është objekt i fesatit, nuk është kishë

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 7:59

Hoxha Osman Musliu është deklaruar lidhur me Kishën e Llapushnikut në Drenas, ku po bëhen konvertimet e shqiptarëve të Kosovës në katolikë.

Ai ka deklaruar në Kanal 10 se nuk preferon ta quajë fare kishë por “objekt i fesatit”.

Lexo Edhe:

“Nuk i them kishë. Objekt i Llapushnikut. Se ai është objekt i fesatit. Për fesat u nis. Fesat po bën”, ka deklaruar ndër të tjera.

Musliu është deklaruar edhe për Lëvizjen e Deçanit, të cilën e ka quajtur ekstremiste.

“Kjo Levizja e Deçanit është ekstremiste. Nuk është në rregull me ia fy besimin dikujt tjetër”.

Hoxha Musliu ka thënë se e kundërshton wahabizmin si rrymë ekstreme, duke e quajtur si “kancer i islamit”.