string(58) "rama-energji-fitoreje-nga-gjirokastra-permeti-dhe-memaliaj"

Rama: Energji fitoreje nga Gjirokastra, Përmeti dhe Memaliaj

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2025 10:28

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste vijoi fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me takime në qytetet e Gjirokastrës,  Përmetit dhe Memaliaj.

Kryeministri ndau sot në rrjetet sociale momente kryesore nga këto takime, të cilat sipas tij, përcjellin “energjinë e fitores së  zgjedhjeve të 11 majit”.

Lexo Edhe:

“Një ditë e bukur plot energji fitoreje nga Gjirokastra, Përmeti, Memaliaj për 11 majin ku kalon rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian”, u shpreh Rama.

Rama zhvilloi dje takime me operatorë e biznese që operojnë në fushën e turizmit, me gra dhe vajza të Gjirokastrës, si dhe me socialistët e Tepelenës e Memaliajt.