Superliga e basketbollit do të vazhdojë me dy super-ndeshje të “play-off”it.
Në këtë mesjavë do të zhvillohen gjysmëfinalet e dyta të garave shtesë në elitën e basketbollit kosovar.
Në kryeqytet sonte do të përballen Sigal Prishtina dhe Trepça, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, që gjithmonë kanë dhuruar spektakël kur janë përballur.
Takimi i parë në Mitrovicë përfundoi me rezultat 80:65 për “Xehetarët”.
Prishtinasit e synojnë fitoren dhe më pas edhe kalimin në finale, e më pas ta fitojnë titullin pas pesë vjetësh pritjeje, kurse mitrovicasit ta mbrojnë titullin e kampionit.
Në Pejë po ashtu pritet përballje e zjarrtë ndërmjet Pejës dhe Bashkimit nesër mbrëma. Ndeshja e parë në Prizren përfundoi 81:61 për prizrenasit.
Verdhezinjtë hyjnë për fitore për ta barazuar serinë gjysmëfinale në 1:1, ndërsa Portokallezinjtë për të fituar dhe për ta bërë një hap drejt finales.
Në gjysmëfinale u kualifikuan direkt Bashkimi dhe Trepça, ndërsa Sigal Prishtina në çerekfinale e eliminoi Vëllaznimin, ndërsa Peja e eliminoi Golden Eagle Yllin pas tri ndeshjeve.
Kujtojmë se skuadra që i shënon tri fitore kalon në finale, derisa për t’u shpallur kampion nevojiten katër fitore.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...