string(77) "parashikimi-i-fmn-se-maqedonia-e-veriut-do-te-kete-rritje-te-ekonomise-per-32"

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2025 12:01

Parashikimi i FMN-së: Maqedonia e Veriut do të ketë rritje të ekonomisë për 3,2%

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2025 12:01

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit parashikon rritje prej 3,2 për qind të ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit dhe vitin 2026. Norma e inflacionit, sipas FMN-së, këtë vit do të jetë 3,4 për qind dhe vitin e ardhshëm 2,2 për qind.

Në rajonin e Serbisë është parashikuar rritje prej 3,5 për qind, Shqipërisë 3,8 për qind, Kosovës 4 për qind, Malit të Zi 3,2 për qind dhe BeH-së 2,8 për qind.

Lexo Edhe:

FMN në raportin e tij të fundit uli parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2025, duke vënë në dukje se rritja e tarifave dhe pasiguria e përgjithshme do të çojnë në një “ngadalësim të ndjeshëm”.

Parashikimi i fundit global thotë se ekonomia botërore do të rritet për 2,8 për qind këtë vit, që është më pak se vlerësimi i mëparshëm prej 3,3 për qind.

Në SHBA, rritja pritet të jetë 1,8 për qind, nga një vlerësim i mëparshëm prej 2,7 për qind. Parashikimi i rritjes për Mbretërinë e Bashkuar është ulur gjithashtu nga 1,6 në 1,1 për qind.