string(96) "rama-hyrja-ne-be-sikur-te-kesh-mushkeri-te-reja-smund-te-humbasim-mundesine-per-mustaqet-e-celos"

Rama: Hyrja në BE, sikur të kesh mushkëri të reja! S’mund të humbasim mundësinë për mustaqet e Çelos

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2025 12:13

Në një takim me fermerët e Beratit, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka shpallur një paketë mbështetjeje financiare për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, duke njoftuar një linjë financimi prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë. Ky instrument financiar synon të lehtësojë aksesin në kredi për fermerët dhe do të kontribuojë në rritjen e prodhimit, përpunimit dhe eksportit të produkteve bujqësore.

“Mbështesim këto që kanë nevojë për asistencë, kemi nënshkruar marrëveshje me bankat, të cilat kanë filluar edhe fushata informuese, sepse është qeveria që garanton. Të ngremë më tutje nivelin e prodhimit, përpunimit dhe eksporteve. Kemi objektiv të shkojmë në 1 miliardë euro eksporte”, tha Rama.

Lexo Edhe:

Në fjalën e tij, Rama njoftoi edhe një projekt kulturor që do të ndihmojë zhvillimin turistik të Beratit: ndërtimin e një muzeu të verës. “Ne kemi me Ervinin një plan që po e quaj të pjekur tani për të ndërtuar ose më saktë, për të pasur këtu në Berat muzeun e verës”, shtoi ai.

Sa i përket perspektivës evropiane të Shqipërisë, Rama theksoi rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e krahasuar këtë mundësi historike me “vënien e mushkërive të reja” për vendin. “Na duhet të kapim dhe të mos lëshojmë këtë shans për mustaqet e Çelos. T’i bëjmë yzmetin këtij shansi dhe të kemi frymëmarrje tjetër”, theksoi ai.

Kryeministri nuk i kurseu batutat, duke theksuar se ai mban dy rekorde personale: një kombëtar dhe një botëror. “Një rekord e kam unë. Dy kam në fakt, një e kam botëror, një kombëtar. Botërori është që jam piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën. Dhe jam kryeministri më i mirë mes piktorëve në të gjithë botën. Ky është Guinnes“, tha Rama