Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për procesin e ndarë lidhur me dosjen “5D”.
SPAK kërkoi 1 vit burg për ish-drejtoreshën e klubit shumsportësh Tirana Deborah Keçi, që për shkak të gjykimit të shkurtuar do t’i zbriste në 8 muaj burgim.
Por SPAK kërkoi pezullimim e këtij dënimi dhe vënien në provë për 2 vjet si dhe dënimin alternativ 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.
Për Teuta Gurin, anëtare e KVO, u kërkua dënimi me 9 muaj burg, dhe me gjykim të shkurtuar dëniomi ulet në 6 muaj.
SPAK kërkoi pezullimin e vendimit dhe vendosjen në provë për 2 vjet si dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. E njëjta pretencë u dha edhe për anëtarët e tjerë të KVO Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj.