string(83) "trump-i-drejtohet-ushtareve-pa-kembe-pra-ju-goditen-goxha-shume-wow-e-mrekullueshme"

Trump i drejtohet ushtarëve pa këmbë: Pra ju goditën goxha shumë? Wow, e mrekullueshme

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 8:56

Presidenti amerikan Donald Trump u takua dje në Zyrën Ovale me një grup veteranësh të plagosur amerikanë, ku nënshkroi një sërë rregulloresh të reja, duke përfshirë nisma në fushën e arsimit.

Gjatë takimit, Trump theksoi rëndësinë e veteranëve për shoqërinë amerikane, duke i quajtur ata “grupi më i rëndësishëm i njerëzve në këtë dhomë” dhe duke premtuar se “do të kujdeseshin vërtet për ta”.

Lexo Edhe:

Trump falënderoi veteranët dhe familjet e tyre për sakrificën e tyre, duke theksuar se gjatë mandatit të tij të parë ai vizitonte shpesh ushtarët e plagosur në spitale.

Duke folur me veteranët që humbën këmbët, Trump bëri edhe një gafë.

“Pra ju djema u goditët? Shumë mirë. Ju u goditën. E mahnitshme, e mahnitshme”, iu drejtua ai veteranëve.