string(44) "trump-mbetet-vetem-qe-zelensky-te-bie-dakord"

Trump: Mbetet vetëm që Zelensky të bie dakord

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 9:35

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ai ka bërë një marrëveshje me Rusinë për një armëpushim në Ukrainë dhe se gjithçka që mbetet është që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të bie dakord.

“Unë mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelensky (…) Mendova se do të ishte më e lehtë për të rënë dakord. Deri më tani ka qenë më e vështirë nga sa e imagjinoja”, tha presidenti republikan nga Shtëpia e Bardhë.

Lexo Edhe:

Deklaratat e presidentit amerikan duket se bien ndesh me atë që zyrtarët e administratës së tij thanë më parë, sipas të cilave Trump tani është në kufirin e durimit të tij dhe Uashingtoni mund të braktisë përpjekjet për të mbyllur një marrëveshje nëse nuk ka përparim të menjëhershëm.

I pyetur në lidhje me njohjen de jure të sovranitetit rus mbi gadishullin e Krimesë që Uashingtoni i propozoi Kyivit, Trump nuk e trajtoi këtë çështje drejtpërdrejt, duke thënë se ai nuk dëshiron t’i tregojë “favor” asnjërës palë, por përkundrazi t’i japë fund luftës.