string(68) "asnje-prove-nuk-kane-kunder-meje-rama-me-kane-bere-kriminel-e-hajdut"

“Asnjë provë nuk kanë kundër meje”, Rama: Më kanë bërë kriminel e hajdut

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 9:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj akuzave të vazhdueshme që i janë adresuar në opinionin publik, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të pambështetura me fakte.

“Si shpjegohet që ka njerëz që çdo natë çfarë nuk thonë. Unë jam shënjestra kryesore – kriminel, hajdut – por asnjë provë deri më sot. Vetëm dokrra,” u shpreh Rama, transmeton Klankosova.

Lexo Edhe:

Ai komentoi edhe përfoljet për jetën e tij private dhe konsumin e luksit, duke shtuar: “E pi verën 33 mijë euro. Lëshohet një fjalë, përsëritet dhe më pas kthehet në të vërtetë. Po çfarë është ky muhabet?”

Rama theksoi se përdorimi i metaforave në komunikimin e tij është mënyrë për t’u marrë me thelbin e çështjeve, duke refuzuar interpretimet sipërfaqësore të deklaratave të tij.