string(91) "emisari-i-be-se-per-dialogun-po-qendron-shkurtimisht-ne-prishtine-do-te-takohet-me-bislimin"

Emisari i BE-së për dialogun po qëndron shkurtimisht në Prishtinë, do të takohet me Bislimin

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 9:57

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të shkurtër në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Besnik Velija

Lexo Edhe:

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express nga BE-ja. 

Emisari danez Sorensen, siç mëson Express do të takohet me kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimin. 

Vizita e Sorensen në Kosovë vjen edhe në një kohë të bllokadës politike, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, s’po arrin ta zgjedh as kryeparlamentarin. /Gazeta Express/