Në ora 11:00 zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi i cili është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, do të zhvillojë takim me emisarin e BE-së për dialog Peter Sorensen. Këtë e ka konfirmuar për RTKlive, Klisman Kadriu, këshilltar i Bislimit.
Sorensen ishte në Prishtinë në marsin e këtij viti, që ishte edhe vizita e tij e parë si emisar special i BE-së, i cili pasoi Miroslav Lajçakun. Në vizitën e parë ai kishte zhvilluar takime me krerët shtetëror e ata politik.
Ai kishte thënë se prioritet për të do të jetë të sigurojë takime mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...