string(44) "dardan-cena-e-nisi-mbare-evropianin-e-xhudos"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/04/2025 10:54

Dardan Cena e nisi mbarë Evropianin e xhudos

Sporte tjera

Gazeta Express

24/04/2025 10:54

Dardan Cena e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Garuesi kosovar e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë pasi e mundi xhudistin izraelit, Baruch Shmailove, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Dardan Cena, i cili është i biri i ish-xhudistit të njohur kosovar, Anton Cena, në raundin e dytë të garave do të përballet me ukrainasin Said-Magomed Khalidov.

Krahas Cenës, sot do të garojë edhe xhudisti tjetër kosovar, Akil Gjakova.

Dje, Distria Krasniqi arriti sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampione e Evropës. /Gazeta Express