string(60) "championsit-i-hiqen-vazhdimet-dhe-shkohet-direkt-ne-penallti"

Championsit i hiqen vazhdimet dhe shkohet direkt në penallti?

Futboll

Gazeta Express

24/04/2025 11:22

Liga e Kampionëve është pa dyshim gara më prestigjioze në futbollin evropian.

Dhe, UEFA mundohet që çdo vit ta perfeksionojë këtë eveniment duke bërë ndryshime të kohëpaskohshme.

Lexo Edhe:

Shtëpia e futbollit evropian në fakt po e konsideron mundësinë që t’i heq vazhdimet nga faza eliminuese e Championsit nga sezoni i ardhshëm ose nga një e ardhme e afërt, shkruan mediumi gjerman “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

Me këtë rast, nëse të dy ndeshjet përfundojnë me rezultat të barabartë, dy ekipet do të shkojnë direkt në penallti.

Natyrisht, kjo do të ndodhë nëse ky plan do të aprovohet. /Gazeta Express