Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në Qeverinë e Kosovës me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.
Vizita e Sorensen në Prishtinë vjen mes ngërçit institucional dhe për këtë vizitë nuk pati njoftim zyrtar nga Bashkimi Europian.
Takimi nisi nga ora 11:00 dhe nuk dihet nëse Sorensen do të deklarohet për media.
Sorensen para takimit me Bislimin qëndroi në KFOR ku u takuar me komandantin Enrico Barduani.
Emisari i BE-së qëndroi në Prishtinë në mars të këtij viti ku zhvilloi takime njoftuese me krerët e vendit. Pas vizitës në Kosovë, ai kishte shkuar edhe në Serbi.
Sorensen ka në fokus kryesisht zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. /Express/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...