Dardan Cena e ka fituar edhe betejën e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Garuesi kosovar në rrethin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë e mposhti me Ippon ukrainasin Said-Magomed Khalidov, shkruan “Gazeta Express”.
Paraprakisht, Cena e mposhti izraelitin Baruch Shmailov.
Xhudisti pejan synon të shkojë sa më larg në Evropianin e xhudos, ndërsa në rrethin e tretë do të takohet me rusin Danil Lavrentev, përmes së cilit do ta kërkojë kualifikimin në çerekfinale të Evropianit. /Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...