Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar fotografi të urës që u përurua sot në Rogovë. Aty ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ura në Rogovë është më e gjatë se ura e Saradranit të cilën e përuroi Kurti në dhjetor të vitit 2022, që është rreth 12 metra.
“Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, ishim sot në Rogovë për përurimin e urës së re, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit të kaluar.”
Aliu tha se ky projekt ka qenë një nevojë thelbësore dhe kërkesë nga banorët e zonës prej vitesh.
“Ky projekt ka qenë një nevojë thelbësore dhe kërkesë nga banorët e zonës prej vitesh, një pritje e gjatë që mori fund me këtë investim të rëndësishëm për Hasin dhe rrethinën.”
Aliu bëri të ditur se kjo urë që kalon mbi lumin Drin, lidh Hasin me magjistralen Prizren – Gjakovë.
“Me një gjatësi prej 134 metrash, gjerësi prej 10 metrash dhe vlerë prej afro 1 milion eurosh, përveç që sjell siguri dhe lehtësi për të gjithë rrethinën.”
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...