Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Garuesi kosovar e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert, i cili pësoi lëndim në gju dhe u tërhoq nga meçi pasi s’mundi të vazhdonte më, shkruan “Gazeta Express”.
Në rrethin e tretë, Akili do të ketë punë me moldavin Victor Sterpu, përmes së cilit synon ta sigurojë kualifikimin në çerekfinale.
Gjakova synon të fitojë medalje në Evropianin e xhudos. /Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...