string(82) "osmani-nderon-forcat-e-armatosura-te-finlandes-me-medaljen-presidenciale-ushtarake"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 12:07

Osmani nderon Forcat e Armatosura të Finlandës me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 12:07

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka rikujtuar ndarjen e Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” shkroi se theksoi rëndësinë e rolit të paqeruajtësve finlandezë, duke i quajtur ata “heronj të paqes, që veprojnë edhe atëherë kur është më e vështirë.

“Dje, në Pallatin Presidencial në Helsinki, kisha nderin ta ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it. Paqeruajtësit janë heronjtë që bëjnë të mundur paqen, edhe kur është e vështirë. Faleminderit Finlandës dhe çdo ushtari finlandez për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit!”,ka shkruar Osmani.

Ajo shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës për çdo ushtar finlandez që ka shërbyer në vendin tonë, duke kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Lexo Edhe: