Kryeministri i Indisë Narendra Modi ka thënë se vendi i tij do të ndëshkojë “çdo terrorist dhe mbështetësit e tyre” pas një sulmi që vrau 26 njerëz në Kashmirin e administruar nga India.
Modi kishte ndërprerë udhëtimin e tij në Arabinë Saudite dhe u kthye në Indi pas sulmeve, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Në një postim në X të martën pas vrasjeve, ai kishte shkruar: “Ata që qëndrojnë pas këtij akti të urryer do të sillen para drejtësisë… Ata nuk do të kursehen! Agjenda e tyre e keqe nuk do të ketë kurrë sukses. Vendosmëria jonë për të luftuar terrorizmin është e palëkundur dhe do të bëhet edhe më e fortë.”
Kjo është hera e parë që Modi flet publikisht për sulmet.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...