Dardan Cena i ka dhënë fund eksperiencës në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Garuesi kosovar u ndal në rrethin e tretë të garave në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ai u mposht me Ippon nga garuesi rus, Danil Lavrentev, shkruan “Gazeta Express”.
Paraprakisht, në rrethin e parë, Cena e mposhti izraelitin Baruch Shmailov.
E në rrethin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë e mposhti me Ippon ukrainasin Said-Magomed Khalidov, shkruan “Gazeta Express”.
Por, në të tetën e finales Cena u dorëzua dhe kështu i dha fund kësaj përvoje. /Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...