string(73) "tirane-femija-dhunohet-dy-dite-radhazi-ne-kopsht-nena-perplaset-me-stafin"

Tiranë/ Fëmija dhunohet dy ditë radhazi në kopsht, nëna përplaset me stafin

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2025 13:46

Një incident është raportuar në një kopsht privat në Tiranë, ku një fëmijë i mitur është dhunuar fizikisht nga një bashkëmoshatar për dy ditë rresht. Ngjarja ka ndodhur në kopshtin “Buçko” dhe është denoncuar në Komisariatin Nr. 3 nga nëna e të miturit.

Sipas burimeve policore, ngjarjet kanë ndodhur të martën dhe të mërkurën. Në të dyja rastet, fëmija është gërvishtur nga një tjetër i mitur — herën e parë në krevat gjatë orarit të gjumit, dhe herën e dytë në tavolinën e ngrënies. Pamjet e kamerave të sigurisë, që i janë vënë në dispozicion prindërve dhe autoriteteve, dokumentojnë veprimet.

Lexo Edhe:

Nëna e fëmijës ka shkuar në ambientet e kopshtit për të kërkuar llogari, duke hyrë në një debat të ashpër me edukatoret dhe pronarin. Ajo thyen celularin e pronarit gjatë përplasjes, ndërsa sipas saj, është filmuar pa leje gjatë debatit — pretendim që konfirmohet nga burime policore.

Rasti është referuar në prokurori për vlerësim, përfshirë edhe pamjet filmike të incidentit në kopsht. Ndërkohë, ndaj nënës është ngritur kallëzim për shkatërrim prone dhe kanosje. Hetimet vijojnë.