string(60) "gazeta-express-dhe-t7-shpallin-konkurs-per-agjent-te-shitjes"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 13:44

Gazeta Express dhe T7 shpallin konkurs për agjent të shitjes

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 13:44

Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për t’iu bashkuar ekipit tonë.

Pozita: Agjent i Shitjes
Lokacioni: Prishtinë

Lexo Edhe:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Promovimi dhe shitja e hapësirave reklamuese në portal dhe televizion

– Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë

– Përgatitja e ofertave dhe prezantimi i zgjidhjeve kreative për klientët

Kualifikimet:

– Përvojë në shitje, marketing ose fushë të ngjashme (e preferuar)

– Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese

– Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup

– Njohuri të mira të tregut mediatik në Kosovë

Nëse jeni të pasionuar pas marketingut dhe dëshironi të punoni në një ambient dinamik dhe inovativ, ju inkurajojmë të aplikoni!

📧 Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: [email protected]

🕐 Afati i fundit për aplikim: 15 maj 2025

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen