Duke filluar nga ky vit, Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) do të zgjerojë programin e saj artistik duke marrë në administrim hapësirën e njohur si Galeria e Ministrisë së Kulturës (GMK), tani e titullar “Galeria Kombëtare e Kosovës Qafa”. Si pjesë e përbërëse GKK-së, kjo galeri do të vazhdojë punën si një platformë eksperimentale dhe avangarde për artin bashkëkohor, me fokus në mbështetjen e artistëve të rinj, komisionimin e veprave të reja dhe organizimin e ekspozitave të para personale ndër të tjera– duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin dhe prezantimin e praktikave te ndryshme artistike.
GKK Qafa e nis programin e saj me ekspozitën personale të Valdrin Thaqit, me tekst nga Erka Shalari, e cilat hapet të mërkurën, më 30 prill. Kurse, gjatë vitit në programin e kësaj galeri do të prezentohen edhe ekspozitat personale të Blerim Rracaj dhe Kemil Bektes, një ekspozitë nga koleksioni i GKK-së dhe ekspozita Artistët e Rinj. Kurse në GKK vazhdon të jetë e hapur ekspozita personale e artistit Jetmir Idrizi, e cila është ekspozita e fundit para se ky objekt të shkoj në renovim. GKK në ndërkohë fton vizitorët që programin e saj ta përcjellin tek Galeria Kombëtare e Kosovës Qafa.
Me rasti e fillimit të programit, GKK nderon historikun e ish-Galerisë së Ministrisë së Kulturës e cila ishte pjesë e Departamenti të Kulturës në MKRS. Departamenti i Kulturës e filloi punën në maj të vitit 2000, fillimisht në ndërtesën e qeverisë dhe më pas, nga shtatori i po atij viti, u zhvendos në ambientet e Kompleksit Qafa ku gjendet edhe sot. Iniciativa për krijimin e kësaj galerie u ndërmor nga Dr. Edi Shukriu dhe z. Gonzalo Retamal, të cilët bashkëkryesonin Departamentin e
Kulturës në atë kohë. Deri në vitin 2012, galeria u menaxhua nga piktorja dhe kritikja e artit Vesta Nura, e cila thekson: “Si koordinatorë, me z.Ziolkovsky, e më pas me znj. Margaret Wood, kemi patur detyrë, sipas përshkrimit të vendit të punës, të merremi me mbarvajtjen e institucioneve të arteve vizuele: Galerinë e Arteve të Kosovës (Galeria Kombëtare e Kosovës), Kosovafilmin (Qendra
Kinematografike e Kosovës) si dhe me projekte e çështje të nivelit qendror të arteve vizuele. Për Galerinë është punuar në mënyrë vullnetare e entuziaste, pa limite kohe e kursimi ngase kishte vullnet dhe interesim për të shfaqur artin e strukur të një periudhe të vështirë kohore.” Në periudhën e pasluftës kjo galeri u shndërrua në pikë referimi për artin bashkëkohor në Kosovë. Nën drejtimin e Znj. Nura, u organizuan mbi 250 ekspozita që hapen rrugën për shumë artistë të rinj dhe ata njohur duke përfshirë artistë si Lumturi Blloshmi, Isa Alimusaj, Hyrije Hana, Arian Berisha, Shemsedin Kasapolli, Burim Canolli, Nehbi Muriqi, Mustafa Arapi, Avni Behluli, Nevruz Musa, Magbule Xhemaili, e shumë te tjerë. Galeria po ashtu organizonte ekspozita grupore të ndryshme e me rëndësi të veçantë ishte ajo Veprat e Dëmtuara nga Lufta e Fundit në Kosovë, e kuruar nga Isa Alimusaj.
Nga viti 2012, nën menaxhimin e Dhurata Ramosaj, në GMK u organizuan mbi 70 ekspozita. Me rritjen e numrit të hapësirave ekspozuese dhe fondeve të dedikuara për kulturë në vend, numri i ekspozitave në këtë galeri u zvogëlua, duke reflektuar një decentralizim të mundësive për prezantim artistik. Kjo periudhë u shënua me krijimin e Këshillit Artistik, strukturimin e programit të ekspozitave, rritjen e buxhetit dhe të stafit profesional, si dhe me bashkëpunime ndërinstitucionale. Në vitet e fundit në programin e galerisë janë përfshirë artistë si Valbona Zherka, Lala Meredith Vula, Edi Hila, Astrit Ismaili, Barbara Prenka, Nurhan Qehaja, e Lirije Buliqi, ndër të tjerë.
Në vitet e para të funksionimit, numri i lartë i ekspozitave erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së madhe të artistëve për të prezantuar punën e tyre, veçanërisht pas luftës dhe një dekade izolimi gjatë viteve ’90, kur mundësitë për ekspozim ishin të kufizuara kryesisht në kafe-galeri. Sidoqoftë, pavarësishtë vështirësive, në retrospektivë kjo galeri ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e artistëve të ri dhe ka shërbyer si platformë me rëndësi për promovimin dhe afirmimin e tyre në skenën e artit bashkëkohor në vend. Historiku i ekspozitave shërben si një tregues qe kjo galeri ka ofruar mundësi për zhvillimin e një audience më të gjerë që vlerësonte artin dhe kulturën. GMK ka kontribuar në forcimin e lidhjeve ndërmjet artit dhe shoqërisë, si një vend ku artistët mund të angazhoheshin me komunitetin dhe të zhvillonin praktikën e tyre.
Tani, GKK Qafa e renovuar rishtaz, ofron kushte më të përshtatshme për ekspozim, duke përfshirë një sistem të përmirësuar ndriçimi dhe klimatizimi që mundëson prezantimin optimal të veprave të artit. Përveç ndërhyrjeve teknike, janë bërë investime në infrastrukturën e përgjithshme të hapësirës duke e bërë atë më funksionale për artistët, kuratorët dhe vizitorët. Gjithashtu, administrata do të ketë kushte më të mira pune për menaxhimin dhe koordinimin e ekspozitave dhe aktiviteteve edukative, duke rritur kështu kapacitetin organizativ dhe mbështetjen institucionale për programet artistike.
Hana Halilaj
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...