Policia në Gjilan ka njoftuar se kanë arritur bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Postën e Kosovës që të shpërndahen gjobat e trafikut rrugor në adresë të pronarit të automjetit.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Postën e Kosovës sot datë 24.04.2025 ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për kryerjen e Shërbimeve Postare duke bërë shpërndarjen e dërgesave – gjobave të trafikut rrugor në adresë të pronarit të automjetit.”
Në njoftim thuhet se kjo marrëveshje do të fillojë të zbatohet në Komunën e Gjilanit për gjobat që shqiptohen përmes identifikimit nga vetura me pajisje inteligjente, radarë mobil apo kamera statike dhe kamera të trupit.
“Ky projekt do të shtrihet edhe në komunat tjera të rajonit të Gjilanit për secilën komunë veç e veç, e gjithë kjo që secili Stacion Policor/Njësi Policore të fillojnë me dërgimin e gjobave në adresë të pronarit të mjetit përmes Postës së Kosovës.”
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...