Profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa, tha se për pasojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë veç se ka nisur një valë e re e inflacionit ende pa hyrë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e saj.
Mustafa, tha se ZRRE-ja po e vendosë barrën e KEED-s dhe KESCO-s në faturat e qytetarëve. Shqetësuese për profesor Mustafën mbetet komoditeti i qeverisë dhe ZRrE-së, sa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike edhe për 16.1% të tjera, rritje e cila siç thotë është parë si çështje teknike dhe nuk është analizuar në thelb.
“Vala e re e inflacionit veç se ka fillu sepse çmimet në muajin e fundit në krahasim me muajin e njëjtë një vit më parë janë ngritë për 3% sepse paraprakisht kemi pasur inflacion 2% tash kemi 3% ende pa u zbatu rritje çmimit të energjisë edhe ky është problem serioz. Kjo çështje me të drejtë po preokupon qytetarët dhe bizneset dhe nuk është e çuditshme që bizneset po i shtrenjtojnë çmimet ma herët në mënyrë që t’i përballojnë ma lehtë aplikimit të çmimit të energjisë. Në këtë drejtim ZRrE po e sheh çështjen shumë teknike dhe nuk i ka analizu faktorët dhe rezervat e brendshme që ndikojnë në rritje të çmimit dhe krejt barrën e problemeve rreth energjisë, investimeve që duhet ta bëjë KEED-si apo KESCO dhe efikasitetin e atyre investimeve po e bartë automatikisht tek konsumatorët të cilët veç po shihet se e kanë të vështirë ta përballojnë një çmim kaq të lartë të energjisë”, tha Mustafa për rtv21.
Mustafa, tha se çmimi që qytetarët do të paguajnë për energji elektrike pas një majit është e përafërt me mesataren Evropiane. Duke theksuar edhe mos transparencën e ZRRE-së sa i përket importit dhe investimeve që KEED-s do duhej të bënte sipas kontratës së saj.
“Kjo çështje nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur në mënyrë që t’i gjendet zgjidhje opinioni të informohet për gjendjen reale ky është problemi. A ka bo dikush auditim të importit të Energjisë si u importua me çfarë çmimi me çfarë rregulli. KEED-s ka pas obligim të bëjë 300 milionë euro investime po na shohim që në fshatra pajisjet nuk funksionojnë dhe gjithë ato vende ku tensioni i rrymës nuk është adekuat ato i faturohen një konsum jo real qytetarëve. Sepse për me përgatitë ushqim në vend se me zgjatë një orë zgjatë dy orë dhe kjo mendoj që është një çështje serioze dhe nevojitet analizë më e thellë e këtyre problemeve. Sepse investimet e KEED-s do duhej të kontribuonin në efiçiencë”, deklaroi Mustafa.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...