Diplomati më i lartë iranian informoi homologun e tij kinez mbi statusin e bisedimeve të tërthorta me zyrtarët amerikanë lidhur me programin bërthamor të vendit të tij gjatë një vizite në Pekin, sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, shkruan CNN.
Përpara rundit të tretë të negociatave të tërthorta të planifikuara për fundjavë, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi falënderoi ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi për “politikën konstruktive dhe efektive të Pekinit mbi çështjen bërthamore të Iranit dhe heqjen e sanksioneve”, thuhet në deklaratën iraniane të së mërkurës.
Wang tha se Irani ka të drejtën për “përdorim paqësor të energjisë bërthamore” dhe shprehu vlerësimin e Kinës për angazhimin e Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore, sipas mediave shtetërore kineze.
Kina është “e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje politike dhe diplomatike të çështjes bërthamore të Iranit dhe kundërshton abuzimin me forcën dhe sanksionet e njëanshme të paligjshme”, tha Wang.
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë shprehën optimizëm pas rundit të dytë të bisedimeve bërthamore të mbajtura në Romë të shtunën, por palët mbeten larg në negociata, veçanërisht për një çështje ku duket se kanë një mospajtim themelor.
Washingtoni kërkon që Irani ta ndalojë prodhimin e uraniumit shumë të pasuruar, për të cilin beson se synon ndërtimin e një bombe atomike. Irani këtë javë përsëriti të drejtën e tij për të pasuruar uraniumin, por ka sugjeruar se është i gatshëm t’i negociojë disa kompromise në këmbim të lehtësimit të sanksioneve për ta zbutur presionin mbi ekonominë e goditur rëndë.
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të marrë pjesë në rundin e tretë të bisedimeve që do të mbahen në Oman të shtunën.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...