string(95) "duhet-te-veprojme-me-guxim-fajon-flet-per-procesin-e-zgjerimit-te-be-se-ne-ballkanin-perendimor"

“Duhet të veprojmë me guxim”, Fajon flet për procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 14:41

Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon dhe ish-presidenti i  këtij vendi Borut Pahor theksuan sot rëndësinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe faktin se ky proces duhet të përshpejtohet.

Fajon tha se zgjerimi është një domosdoshmëri gjeopolitike, ndërsa Pahor paralajmëroi se situata në rajon po përkeqësohet, raporton STA.

Lexo Edhe:

“Nëse duam të përshpejtojmë procesin e zgjerimit, duhet të veprojmë me guxim”, tha Fajon në hapjen e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Miqve të Ballkanit Perëndimor, një institut jofitimprurës i themeluar nga Pahori në nëntor 2023.