Instituti Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht Dega e Etnologjisë-IAP, do të vazhdojë me programin e ligjëratave dhe takimeve shkencore “Leksione albanologjike”. Kësaj radhe, më 25 prill nga ora 11:00, do të jetë prezent antropologia e njohur sllovene, Alenka Bartuloviq.
Titulli i ligjëratës së antropologes dhe njohëses së kulturës shqiptare do të jetë “Fqinjët e panjohur: Ndryshimi i perceptimeve për shqiptarët dhe trashëgiminë e tyre muzikore në Slloveni” (Unknown neighbours: Changing perceptions of Albanians and their musical heritage in Slovenia).
Prof. asoc. dr. Alenka Bartuloviq është ligjëruese universitare në Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë në Universitetin e Lubjanës, Slloveni.
Ligjërata e lartcekur e profesoreshës dhe antropologes Bartuloviq do të mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik, përkatësisht në sallën e katit të tij të epërm.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...