string(84) "shtate-pikat-e-presidentit-amerikan-donald-trump-per-ti-dhene-fund-luftes-ne-ukraine"

Shtatë pikat e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 15:41

Ukraina është e gatshme të bisedojë për një marrëveshje paqeje me Rusinë – por vetëm pasi të jetë vendosur një armëpushim, ka thënë një burim qeveritar ukrainas për skynews.

Një propozim paqeje nga SHBA – i raportuar gjerësisht në media – përfshin njohjen e kontrollit rus mbi gadishullin ukrainas të aneksuar ilegalisht, Krimenë.

Lexo Edhe:

Plani i raportuar me shtatë pika i presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshin:

Një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë;

Fillimin e bisedimeve direkte mes Ukrainës dhe Rusisë;

Ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO;

Njohjen zyrtare nga SHBA e sovranitetit rus mbi Krimenë;

Njohjen de facto nga SHBA e katër territoreve të pushtuara ukrainase sipas vijës aktuale të frontit;

Nënshkrimin e një marrëveshjeje për mineralet, ku Ukraina ndan fitimet nga burimet natyrore me kompanitë amerikane;

Heqjen e të gjitha sanksioneve amerikane ndaj Moskës dhe bashkëpunim në fushën e energjisë.

Por, burimi qeveritar ukrainas tha se “nëse amerikanët… ua kanë premtuar këtë rusëve, pse duhet ta marrin një dhuratë të tillë tani, kur nuk ka as armëpushim? Nuk e dimë përgjigjen për këtë pyetje”.

Këto komente pasqyrojnë tensionin që ekziston në prapaskenë, teksa zyrtarë britanikë, amerikanë, ukrainas, francezë dhe gjermanë takohen të mërkurën në Londër për të diskutuar fundin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Takimi ishte parashikuar të mbahej në nivel ministrash të jashtëm të pesë vendeve, por u ul në nivel zyrtarësh pasi u tërhoq, Marco Rubio, Sekretari amerikan i Shtetit.