string(109) "u-raportua-se-kurtit-i-shkoi-gjoba-ne-500-euro-prokurori-mundet-me-i-kerku-gjykates-me-detyru-me-dhene-deshmi"

U raportua se Kurtit  i shkoi gjoba në 500 euro, Miftaraj: Prokurori mundet me i kërku gjykatës me detyru me dhënë dëshmi

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 17:20

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është gjobitur me 250 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mosparaqitje në prokurori. Kjo është hera e dytë që Kurti dënohet që nuk shkoi për të dhënë dëshmi në rastin e rezervave shtetërore. Sa herë mund të dënohet me gjobë dhe cilat janë opsionet tjera për ta obliguar atë të hyjë në objektin e Prokurorisë Speciale për intervistim?

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Pasi kryeministri Kurti refuzoi disa herë ftesën e Prokurorisë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Gjykata Themelore në Prishtinë lëshoi urdhrin me të cilin Kurti obligohej të shkonte për intervistim.

Si datë Gjykata caktoi 4 marsin, mirëpo kjo u shpërfill nga Kurti.

Për këtë, ajo e dënoi kryeministrin në detyrë me 250 euro.

Një dënim i tillë po raportohet që i është shqiptuar sërish Kurtit.

Express ka dërguar pyetje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka sqaruar për Express se sa herë mund të dënohet me gjobë Kurti nëse do të vazhdojë të refuzojë të paraqitet në prokurori.

“Si t’i vlerësojë rrethanat prokurori, mundet mas një herë, mas dy here, tri herë, mundet dikur me i kërku gjykatës me detyru me dhënë dëshmi, qysh ta vlerësojë prokurori”, tha ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, në një përgjigje për Gazetën Express, kishte sqaruar se cilat janë tri alternativat për ta urdhëruar Kurtin të dëshmojë- ta detyrojë me forcë, ta gjykojë me gjobë dhe ta paraburgosë.

“Me kërkesë të prokurorit, Gjykata i ka këto mundësi, i ka tri alternativa: ta detyrojë me forcë të paraqitet, ta gjykojë me gjobë ose eventualisht nëse paraqitet në gjykatë por hesht, atëherë gjykata e ka mundësinë e tretë – caktimin e paraburgimit derisa ai të bindet të flasë, por jo më tepër se 1 muaj ditë”, është shprehur Hasani.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte thënë se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.

Një gjë e tillë ishte kritikuar nga ekspertë ligjorë.

Rasti i rezervave shtetërore

Në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona në rastin e rezervave shtetërore, në mesin e të cilëve ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Sipas raportimeve një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Qeveria ka thënë se pagesat për rezervat shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin.

Hajdari tha në atë kohë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë detaje, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Kurti i doli në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

Në prill të vitit 2024, ministrja Hajdari u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore. Në paraqitjen e saj para prokurorëve, ajo vendosi të mbrohet në heshtje. /GazetaExpress/