Qeveria pret që ekonomia të rritet me 3.7 për qind këtë vit, parashikim që sipas ministres së Financave, Gordana Dimitireska Koçoska është real dhe i realizueshëm. Këtë qëndrim të Koçoskës e kanë konfirmuar edhe disa ekonomistë. Ata thonë se këtë rritje ekonomike nuk e kanë parashikuar vetëm institucionet brenda vendit, por edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por shtojnë se ka edhe sfida për këtë rritje që mund të shkaktojnë stagnim të fuqisë blerëse dhe kthim të inflacionit.
Ministrja e Financave Gordana Dimitireska-Koçoska dje në Uashington tha se rritja e parashikuar ekonomike e vendit prej 3,7 për qind është reale. Ajo shtoi se ajo për të cilën është angazhuar Qeveria dhe që kërkon FMN është konsolidimi fiskal, por se gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës dhe se do të duhet më shumë kohë.
Sipas saj, kriza me doganat, e cila krijon pasiguri të madhe, mund të shfrytëzohet shumë nga Maqedonia, në kuptimin, siç thotë ajo, të transferimit të kapaciteteve nga vendet evropiane, gjegjësisht do të mbyllen kapacitetet në vendet evropiane, sepse taksat doganore nënkuptojnë çmime më të larta të blerjes dhe kështu tregu evropian do të kërkojë alternativa për hapjen e kapaciteteve ku do të kenë fuqi punëtore më të lirë. Ndërkohë, ekspertët mendojnë se me krizën globale për doganat, Maqedonia mund të përjetojë zhvillim ekonomik.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...