Edicioni i ri i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë ‘Polip’ i cili organizohet tash e disa vite rresht nga Qendra Multimedia, këtë vit do të mbahet nga 15 deri më 17 ma në Teatrin Oda, Burgun e Idealit dhe në Kino Armata.
Edicioni i vitit 2025 vjen me temën “Dhe prapë dielli lind: Artikulimi kreativ i rezistencave nëpër histori, gjeografi…përtej mureve”. Këtë vit Qendra Multimedia ka bashkëpunuar me një tjetër organizatë për realizimin e Festivalit, bëhet fjalë për organizatën e pavarur kulturore “Molla e Kuqe” që po menaxhon me Muzeun e Burgut të Idealit në Prishtinë.
Programi do të hapet me shfaqjen “Hija e gjatë e Alois Brunner” të Muddar Alhaggi, me regji të Omar Elerian. Në ndërkohë pjesë e programit janë shfaqje, dokumentare e diskutime të cilat do të bëhen publike ditëve në vijim.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...