Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, sot ka takuar kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Ai tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për “sfidat dhe nevojat që vazhdojnë të përballin” organizatat e dala nga lufta, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për t’i adresuar ato “në mënyrë të dinjitetshme”.
“NISMA Socialdemokrate mbetet e përkushtuar që në çdo kohë të japë kontributin e saj për përmirësimin e kushteve dhe avancimin e të drejtave të veteranëve dhe të gjitha organizatave të dala nga lufta për liri”, tha Limaj.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...