string(82) "celibashi-problemet-me-voten-e-diaspores-jane-te-pakta-nuk-zevendesojme-zarfe-bosh"

Celibashi: Problemet me votën e diasporës janë të pakta, nuk zëvendësojmë zarfe bosh

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2025 15:00

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka hedhur poshtë kritikat për votimin nga diaspora, duke theksuar se rastet problematike janë minimale dhe nuk cënojnë procesin.

Problematikat nuk janë më shumë se 100 raste”, tha Celibashi. “Zgjedhësit që e kanë marrë në dorë zarfin janë 154.770, pra 62% e zgjedhësve e kanë marrë dokumentacionin zgjedhor. Kanë mbërritur deri tani në KQZ 19.025 zarfa votimi, deri në fund të ditës do të jenë 22 mijë, që përbëjnë 12.5% të votuesve.”

Lexo Edhe:

Ai pranoi se shpërndarja ka hasur vështirësi sidomos në Greqi, ku janë dërguar 68 mijë zarfe, por vetëm rreth 1 mijë janë kthyer në Shqipëri. Për rastet kur qytetarët kanë raportuar se kanë marrë zarfe bosh, Celibashi u shpreh se nuk mund të zëvendësohen: “Nuk kemi asnjë fakt nëse është gabim i KQZ-së apo spekulim i zgjedhësit. Por edhe nëse do të ishte spekulim, nuk mund të keqpërdoret. Nuk dërgojmë dot një fletë tjetër votimi.”

Ai theksoi edhe ndalimin e fotografimit të votës: Publikimi i votës në rrjete sociale, sipas gjykimit tim, përbën vepër penale. Është i ndaluar rreptësisht.”Celibashi konfirmoi se zyra e përbashkët me SPAK ka prodhuar disa hetime që janë tashmë në proces.