string(77) "rama-takim-me-te-rinjte-ne-belsh-vota-juaj-eshte-faktori-kryesor-ne-demokraci"

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vota juaj është faktori kryesor në demokraci

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2025 17:00

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e Belshit, duke theksuar rëndësinë e votës në proceset zgjedhore, veçanërisht për 11 majin. Ai u bëri thirrje të rinjve të mos e nënvlerësojnë fuqinë e votës së tyre.

“Populli është faktori kryesor në procesin demokratik. Ju duhet ta vlerësoni rëndësinë e pjesëmarrjes, sepse shumë njerëz në botë do të ëndërronin ta kishin mundësinë të votonin, por nuk e kanë”, u shpreh Rama.

Lexo Edhe:

Kryeministri theksoi gjithashtu mundësitë ekonomike që do të sjellë anëtarësimi në Bashkimin Europian, duke përmendur 1 miliard euro që Shqipëria do të marrë çdo vit në formë mbështetjeje nga BE.

Me BE-në, Shqipëria do të marrë 1 miliard euro çdo vit. Ju jeni përfituesit, jo kontribuuesit. Kjo është mbështetje që na duhet për zhvillimin e arsimit, punësimit dhe rinisë”, tha Rama.

Përfundoi fjalën e tij me një apel, duke kujtuar amanetin e të parëve dhe rëndësinë e anëtarësimit në BE si një mundësi historike për Shqipërinë. Futja në BE është amanet i të parëve tanë, është detyrimi juaj që të siguroheni që Shqipëria të jetë pjesë e Europës”, përfundoi ai.