Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën gjyqësore për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj të cilat dhunuan modelen Klea Prenga në gusht të vitit të kaluar. Avokati mbrojtës i motrave Berisha, Luan Hasneri ka kërkuar kohë për tu njohur me dosjen.
Në ambientin e Gjykatës së Tiranës, motrat Berisha po qeshinin me një efektiv policie dhe më pas Antonela ka sulmuar një qytetar i cili e ka filmuar atë.
Ndërkohë Mariela Berisha është në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa Antonela në 2 vite shërbim prove. Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024, dhe përballen me akuzën “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
Ngjarja ndodhi më 6 gusht 2024, në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, ku Klea Prenga u sulmua dhe dhunua nga motrat Berishaj me sende të forta teksa po darkonte me miq.